Pas ndihmës ekonomike edhe shërbimi social brenda pak muajsh do të jetë një shërbim i digjitalizuar. Ministria e mireqënies sociale përmes drejtorive në rrethe ka nisur trajnimin e punonjësve dhe administratorëve. Në Shkoder janë mbi 60 punonjës social të 5 bashkive veriore por edhe qendrave private që i janë nënshtruar ketij proçesi 3 ditor të nisur në mjediset e gjimnazit “28 Nentori”.
Regjistrimet në të gjithë qarkun po bëhen për herë të parë dhe pjesë e të tilla trajnimeve do të jenë edhe administratoret e personave me aftësi të kufizuara.
Trajtimi lidhet me legjislacionin, menaxhimin e rasteve sociale, monitorimin e shërbimeve sociale dhe mbledhjen e të dhënave sociale. Në kontekstin e ligjit të ri të shërbimeve të kujdesit shoqëror një nga detyrat e Bashkive është hartimi i planeve sociale lokale. Për ti hartuar ato stafet e drejtorive të shërbimeve duhet të kenë kapacitetet për të vlerësuar e identifikuar nevojat lokale për shërbime mbi bazën hartës së vulnerabilitetit dhe grupeve në nevojë për shërbime.