Edhe pse thuhet se te pakten 60 shqiptare antifashiste moren pjese ne luften e Spanjes para me shume se 80 vitesh, pjesmarresit ne ketë lufte theksonin se kane qene me shume. Mes tyre eshte edhe Zef Hoti, nga fshati Stare i Malësisë se Madhe, i vrar ne betejen e Jarames 80 vite me pare, me 13 shkurt te vitit 1937. Ai kishte emigruar ne moshen 17 vjeç ne Paris dhe me pas shkon ne Spanje dhe rreshtohet përkrah luftetareve nga 53 vende te botes. Te afërmit e tij dinin shume pak, deri ne vitet ’80-te kur Gjeneral Veli Dedi, qe kishte luftuar ne nje llogore me te, erdhi tek te efermit e Hotit ne Shkoder, siç dëshmon kushërira e tij, 79 vjeçarja, Prena Noshi, dhe u solli tre fotografi te ruajtura qe nga lufta ne Spanje.
Zef Hoti u njoh atje edhe me Asim Vokshin dhe Mehmet Shehun.
Prena Noshi thote se ka takuar konsullin e Spanjes ne Tirane, ku i ka kërkuar kthimin e eshtrave te Zef Hotit ne atdhe, por shteti spanjoll nuk pranon pasi i quan deshmore te tij. Ndersa për vendimin e Spanjes qe tu jepet shtetesia spanjolle familjeve te shqiptareve qe luftuan ne Spanje, sqaron:
Zef Hoti eshte shpallur dëshmor nga Shteti Shqiptar se bashku edhe me 11 vullnetare te tjere qe dhane jeten për lirine e Spanjes.