Thursday, April 25, 2024
HomeSportAda humb ne shtepi me “Tirana B”

Ada humb ne shtepi me “Tirana B”

-

Ndeshja e fundit e javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë e vlefshme për grupin “A”, ajo në mes Adës së Velipojës dhe Tiranës “B” e në stadiumin “Reshit Rusi” ka përfundur me rezultatin 0 me 2 në favor të bardhebluve. Ballafaqimi në fjalë pritej me interes në kampin velipojak me shpresë se në këtë ndeshje Ada do të mund të arrinte një fitore ku me marrjen e tre pikëve të ngjitej disi në tabelen e klasifikimit për t’iu larguar zonës së ftohtë të largimit nga kategoria. Një fillim i mirë i vendasve, me disa zbritje drejt portës kundërshtare u duk si një sinjal pozitiv për skuadren e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku, por kur tifozëria vendase priste golin në portën e Tiranës ka ndodhur e kundërta. Një kundrasulm i shpejtë i miqve bardheblu është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë nga Memoçi, i cili falë edhe aftësive të tija individuale e kalon në avantazh Tiranen me rezultatin 0 me 1. Më pas, përpjekjet e futbollistëve velipojakë kanë qënë të shumta duke insituar në gjetjen e golit të barazimit, por gjithësesi 45 minutat e para janë mbyllur me avantazhin e miqve 0 me 1. Pjesa e dytë duket se është me të njëjtat karakteristika si ajo e së parës, ku velipojakët këmbëngulin të shënojnë, por janë sërish miqtë që duke shënuar në të 70-tën me anë të Hasës dyfishojnë avantazhin. Këtu mbyllet gjithçka dhe tre pikët e rendisin Tiranen “B” në vendin e gjashtë me 19 pikë, po aq sa ka edhe Veleçiku, ndërkohë humbja e lë Aden e Velipojës në vendin e 11-të me 11 pikë, duke pasur prapa në renditje vetem dy skuadra, Internacionalin me 10 pikë dhe Kevitan me minus një pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts