Kopshtet dhe çerdhet në qarkun e Lezhës janë në gjendje skandaloze. Godina të amortizuara, hapesira të pakta, mbipopullim i klasave, lageshtire dhe mungese e ngrohjes janë kushtet që ofrohen në keto institucione. Situata pranohet edhe nga vetë drejtori i Shendetit Publik në Lezhë Arben Ristani i cili tha se situata është mjaft
problematike. Per monitorimin e situatës është ngritur edhe një task-force per tu njohur me nga afer me situatën.
Më problematikë situata është në kopeshtin Beselidhja, kushtet e së cilit mund të ndikojnë edhe tek shendeti i femijeve. Pergjegjsia kryesore sipas Ristanit bie mbi bashkine e cila duhet të marrë masa per permiresimin e kushteve.
Por siç duket situata do të vijoje të jetë e tille pasi deri më tani bashkia e Lezhës nuk ka marrë asnjë mase për përmiresimin e kushteve.