Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëMeta 2 orë me ambasadorin Lu: Zbatimi i dekriminalizimit jetik për zgjedhje

Meta 2 orë me ambasadorin Lu: Zbatimi i dekriminalizimit jetik për zgjedhje

-

Për gati dy orë ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta ku në qendër të diskutimit ka qenë transparenca e zbatimit të reformës në drejtësi dhe zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve. Një nga pikat kyçe është dhe procesi i dekriminalizimit.

Kryetari i Kuvendit doli në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit  pas takimit me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu dhe e quajti procesin e dekriminalizimit, si “mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme por dhe besueshmërinë e reformës në drejtësi, në procesin e zbatimit të së cilës kemi hyrë”

Ilir Meta: “Ishte një takim mjaft konstruktiv me ambasadorin e ekipin e tij. Ky takim konstruktiv u fokusua në rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi në mënyrë sa më transparente parimore dhe institucionale. Natyrisht që ky takim u përqëndrua në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme dhe standardit të tyre  dh në përpjekjet që duhen bërë në përmbylljen e reformës zgjedhore që duhej të ishte mbyllur me kohë, sa më shpejt në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe në vazhdimin e procesit të dekriminalizimit, si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme por dhe besueshmërinë e reformës në drejtësi, në procesin e zbatimit të së cilës kemi hyrë.

Meta tha se konfirmonte vullnetin për të bashkëpunuar me SHBA e ambasadën për zbatimin e reformës në drejtësi ndërsa e quajti emergjencë reformën zgjedhore ku të reflektohen rekomandimet e OSBE/ ODIHR.

Ilir Meta: Jam për të konfirmuar vullnetin tonë për bashkëpunimin me të gjithë institucionet që kanë përgjegjësitë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë me SHBA e ambasadën e SHBA-së si partnere kyç në ëktë reformë por dhe partner i rëndësishëm. Sa i takon reformës zgjedhore folëm për emergjencën për tu ulur dhe reflektuar rekomandimet e OSBE/ ODIHR

Takimi u mbyll pas dy oresh 

Ka përfunduar pas gati dy orësh (10:00- 12:00) takimi i ambasadorit Amerikan, Donald Lu me kreun e Kuvendit Ilir Meta që u zhvillua paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit në Tiranë.

Ky është takimi i parë mes tyre që prej përplasjes mes kryerprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald lu në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Pas kësaj përplasjeje kryetari i kuvendit doli në krah të kryeprokurorit duke deklaruar se në lidhej me kandidaturat e institucionit qëndror të akuzës për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Llalla ka zbatuar Kushtetutën, dhe ftoi të painformuarit të merrnin të dhënat e sakta për këtë proces.

Ambasadori amerikan Donald Lu një ditë më parë ishte në kryeministri ku zhvilloi takim me disa ministra të kabintetit dhe Guvernatorin e BSH, Gent Sejko.

Në takimin e djeshëm morën pjesë ministrat Ahmetaj, Bushati, Kodheli, Vasili dhe zv/kryeministri Niko Peleshi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts