Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetNuk mjafton vetem ndryshimi i sinjalistikes

Nuk mjafton vetem ndryshimi i sinjalistikes

-

Me ne fund Bashkia u kujtua ta vendosin sinjalistiken vertikale ne hyrje te qytetit te Shkodrës, për ti orientuar kamionët qe te qarkullojnë djathtas ne unazën lindore, dhe jo me majtas ne segmentin perëndimor. Ndonëse me vonese, por me mire vone se kurrë ! Ky ndryshim, qe duhej bere se paku 3 vite me pare, besohet se do te ndikoje për ta lehtësuar trafikun ne unazën perëndimore dhe ekuilibruar kështu qarkullimin me segmentin lindor,qe shfrytëzohet shume pak. Nevoja për ketë është trajtuar ne disa kronika te edicioneve te lajmeve te TV1-CHANNEL ! Automjetet e tonazhit te larte, qe duan te vazhdojnë edhe ne drejtim te Malësisë se Madhe, nga kjo nyje hyrëse kalojnë djathtas për te mbërritur ne Rus e vazhduar ne drejtim te Koplikut apo Malit te Zi. Por ndërsa kamionët tani po e respektojnë ketë ndryshim, trajlat e ne veçanti ata te Malit te Zi,  duket se akoma nuk duan te ia dine, qe ne hyrje te qytetit është vendosur sinjalistika qe i detyron ata te orientohen ne unazën lindore dhe jo ne atë perëndimore, si ne rastin konkret vijon ky automjet qe e vëzhguam me kamerën tone.  Ky rast e te tjera, tregon se nuk mjafton thjeshte ndryshimi i sinjalistikes, por edhe shoqërimi i saj për disa dite me inspektore te qarkullimit rrugore ne hyrje te qytetit, me qellim qe ta diktojnë drejtimin e trajlave ne unazën lindore. Gjithashtu edhe kontrolli i tyre ne segmentin e unazës perëndimore për te kërkuar zbatimin kërkesave te sinjalistikes, është mese i domosdoshëm. Qyteti i Shkodrës nuk ka arsye për trafik te renduar, nëse këmbëngule Bashkia dhe inspektoriati i policisë rrugore, për te  zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts