I planifikuar per tu ndertuar si nje objekt per te mbrojtur qytetin e Shkodres nga permbytjet dhe njeheresh edhe si segment i superstrades, Bypassi eshte kthyer ne Landfill mbeturinash , shoqeruar shpesh here me diegjen e tyre. Ne keto kushte sa vjen dhe kthehet ne nje zone me rrezikshmeri si per shendetin e qytetarve ashtu dhe ndotjen e Liqenit te Shkodres, mjedisi per rreth i te cilit, eshte nje pasuri natyrore me vlera te medha ekonomike.
Ndonese Bashkia ka paralajmeruar per marrjen e masave ne drejtim te administrimit te kesaj zone, faktikisht asgje nuk ka levizuar. Individe dhe subjekte te ndryshme hedhin mbeturina dhe mbetje inerte ne gjithe hapesiren e bypass-it. Sa i perket kontrollit te Bashkise, bybass-i ka qene dhe vazhdon te jete jashte kontrollit, njesoi sikur te mos ishte ne territorin e saj, kur faktikisht eshte pjese e qytetit. Pavaresisht se ajo ka strukturat e saj per kontrollin e mjedisit dhe marrjen e masave parandaluese e ndeshkuese ndaj atyre qe demtojne, e verteta eshte se gjithe kjo zone ka mbetur jetime !