Wednesday, April 24, 2024
HomeSportEleminimi në Kupë, Vllaznia akuzon arbitrin

Eleminimi në Kupë, Vllaznia akuzon arbitrin

-

Eliminin nga Kupa e Shqipëtrisë, kuqeblutë ia kanë faturuar tërësisht gjykimit të ndeshjes, ku sipas tyre, vendimet e gjyqtarit Enea Jorgji, qoftë në akordimin e penalltisë së dëm të Vllaznisë që solli golin e parë të durrsakëve por edhe aksionin e golit të dytë, kanë qënë shumë të dyshimta. Për këtë, klubi kuqeblu është treguar i ashpër në reagimin pranë instancave ndërkombëtare duke shkuar deri aty që gjyqtari Jorgji të shpallet “non grata” si dhe t’i hiqet stema e gjyqtarit të FIFA-s. “Klubi i Futbollit Vllaznia është i detyruar të dalë me këtë deklaratë për shtyp pas ndeshjes së sotme Teuta- Vllaznia, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, nisur nga arbitrimi I turpshëm I kryesorit Enea Jorgji. Themi I turpshëm sepse ky arbitër vendosi jo vetëm fatin e kësaj ndeshje por edhe atë të kualifikimit.”, thuhet fillimisht në deklaraten zyrtare të klubit. Dhe, më pas deklarata vijon duke evidentuar edhe rastet konkrete ku Vllaznia është dëmtuar nga Jorgji. :”Natyrisht që për ne nuk ishte ndonjë gjë e re me këtë arbitër sepse sidomos në këtë sezon na ka dëmtuar sistematikisht. Duke nisur nga 11-metërshi shumë I dyshimtë I dhënë ndaj Skënderbeut në ndeshjen e fazës së dytë të kampionatit, për të vazhduar me 11-metërshin e paqenë në ndeshjen me Partizanin në Tiranë dhe për të përfunduar tek ndeshja e sotme e cila ishte një turp i vërtetë për këtë arbitër që fatkeqësisht mban edhe stemën e FIFA-s. 11-metërshi I dhënë prej tij jo vetëm që është qesharak por besoj se duhet të shoqërohet me heqjen e stemës që mban. Por jo vetëm kaq. Sërish mosndërprerja e lojës për goditje të topit me dorë, çka solli edhe golin e dytë të kundërshtarit. Ndëshkimet e këtij arbitri vazhdojnë edhe me disa raste të tjera që favorizonte dukshëm ekipin vendas ndërsa toleronte ndërhyrjet e tyre të ashpëra ndaj futbollistëve tanë”. Për të gjitha këto, KF Vllaznia ka përgatitur një dosje të veçantë, ku me pamjet filmike të ndeshjes, do të demaskojë veprimet e turpshme të këtij arbitri në dëm të ekipit kuqeblu duke e dërguar atë në FSHF bashkë me kërkesën që ky arbitër të mos e drejtojë më Vllaznisë sepse, sipas tyre, për klubin Vllaznia, ai tani e tutje është “non grata”. “KF Vllaznia nuk do ta lërë me kaq çështjen e këtij arbitri. Pamjet filmike të kësaj ndeshje, por edhe ato të ndeshjeve të mëparshme në të cilat ka ndëshkuar Vllazninë, do t’ia dërgojmë FIFA-s dhe UEFA-s dhe do kërkojmë deri në fund ndëshkimin e tij për t’I hequr stemën që ai mban. Futbolli shqiptar nuk ka nevojë për Enea Jorgjin dhe arbitrimet e tij skandaloze. Për këto arsye, jemi të vendosur t’I shkojmë deri në fund kësaj çështje.”, përfundon deklarata në fjalë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts