Friday, March 29, 2024
HomeKronikaParandalohet ngjarja kriminale

Parandalohet ngjarja kriminale

-

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes në kohë të policisë së Shkodres mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Mark Lula”. Konflikti mes dy personave përfundoi në përdorimin e armës brenda mjediseve të një lokali, por që fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Sipas njoftimit të policisë lokale, shtetasi Arjan Gjeta, pas një konflikti për motive të dobëta me 26 vjeçarin E.P. banues në Shkodër, pasi ka debatuar, ka nxjerrë armën e zjarri brenda mjediseve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë dhe ka qëlluar. Plumbat fatmirësisht nuk lënduan njeri, por shkaktuan vetëm deme materiale. Me të marrë sinjalizimin, policia ndërhyri në zonë duke bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin e tij dhe arrestimin në flagrancë. Arjan Gjeta, 42 vjeç u vu në pranga ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet 1 armë  zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia mori në pyetje autorin dhe 26 vjeçarin me të cilin u konfliktua, si dhe klientët e tjerë në lokal të cilët kanë qënë dëshmitarë okularë të ngjarjes. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts