Punimet e nisura per rikualifikimin urban qe ne dhjetor te 2016, ne bllokun e banimit Qemal Dracini, projekt ky i zhvilluar me fondet e Bashkise Shkoder , kane perfunduar. Ne inagurimin e ketij blloku e pranishme ishte Kryetarja e Bashkise Voltana Ademi, e cila premtoj edhe shume projekte gjate ketij viti.
Nderkohe banoret i kerkuan kryetares Ademi edhe instalimin e sistemit te ndriçimit elektrik ne mjediset e jashtme te ketij blloku banimi.
Por, ajo qe te bije ne sy jane kabllot e shumta elektrike te varuara nga njeri pallat ne tjetrin ne forme merimange , fare prane rruges qe rrezikojne jeten e qytetareve. Eshte nje tjeter rast ky si ne shume mjedise te tjera te qytetit te Shkodres , per te cilat qytetaret gjithnje kane shprehur shqetesimin e tyre, ndersa nga bashkia akoma nuk eshte nderhyre, megjithese disa here ka premtuar per pastrimin e tyre.