Sunday, August 14, 2022
HomeSportVllaznia perballe rastit "Muleno"

Vllaznia perballe rastit “Muleno”

-

Kuqeblutë kanë nisur që prej dites së enjte përgatitjet për ndeshjen e fundjavës, atë që do të luhet diten e diele në transfertë ndaj Korabit të Peshkopisë. Nëse të enjten në program ka qënë një seance e pjesshme pasi titullarët janë lënë pushim për të rikuperuar forcat pas asaj ndeshje të lodhshme dhe plot tension ndaj Teutes, të premten skuadra ka qënë e plotë në përbërje. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vemendjen përveç dyshes Cicmil-Kapaklia që vijojnë të vuajnë dëmtimin e javëve të mëparshme, në infermieri është parë të jetë edhe futbollisti belg Muleno i cili është bërë pjesë e Vllaznisë në merkaton e janarit. Rasti “Muleno” vertet që është krejt i veçantë, ose e thënë në gjuhën popullore, “për t’u qarë e për tu qeshur”. Krahas polemikave të shumta që përfshinë kampin kuqeblu ku përkundrejt vlerësimit negativ të stafit teknik për mbajtjen e tij tek Vllaznia dhe nga ana tjetër orientimit të drejtuesve për të firmosur, rasti i dëmtimit të tij në nxemje i ka habitur të gjithë. Konkretisht, në minutat e pjesës së dytë të ndeshjes Teuta-Vllaznia, futbollisti me ngjyrë është ngritur në nxemje nga tekniku Cungu dhe pas pak minutash është thirrur për ta aktivizuar në pjesen e dytë, moment të cilin Muleno ka refuzuar të futet në fushën e lojës duke deklaruar se ka një tërheqje muskulare. Rasti në fjalë e ka lënë të shtangur teknikun Cungu, ndërkohë që më pas me gjithë insistimin e kolegëve të Cungut dhe të drejtorit sportiv Zeka që ai duhej të futej në lojë, Muleno nuk e ka pasur të mundur një gjë të tillë. Demtime të futbollistëve ka pasur vazhdimisht, por Muleno realisht është bërë objekt diskutimi për mënyrën absurde të  shkakut të dëmtimit kur edhe vete stafi mjekësor nuk ka qënë fare në dijeni. Ndërkohë që Muleno nuk është stervitur as të enjten dhe as të premten me skuadrën dhe madje nuk dihet saktësisht se kur mund të rikuperohet. Por ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me faktin se gjatë ditëve përgatitore në Ulqin tekniku Cungu shprehej negativisht në lidhje me lojtarin duke nënvizuar që ai nuk ka përgatitjen e duhur fizike edhe për faktin e mosaktivizimit të gjatë në fushën e lojës, ndërkohë që kishte rezerva edhe për anën teknike të lojës së tij mbrojtëse. Ky konstatim për momentin duket se refletohet qartazi pa kaluar as edhe një muaj nga starti i fazës së dytë të kampionatit, kur Muleno përfshihet në problemet fizike duke mos qënë i gatshëm për skuadrën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts