Thirrjës së opozitës për protestë i janë përgjigjur pozitivisht mbështetësit demokrat të Shkodres. Që në orët e para të mëngjesit janë nisur në mënyrë të organizuar nga disa pika të qytetit, si sheshi përpara teatrit “Migjeni”, “Isa Boletini” dhe pallati i sportit. 15 autobusë, 350 mjete private me rreth 3 mijë mbështetes nga rrethi i Shkodres i bashkohen tubimit tha kryetari i deges së PD Shkoder Ramiz Çobaj.
Edhe deputetja demokrate Irma Kopliku është e kenaqur me pjesmarrjen, ndërsa shton se arsyet e protestës kunder qeverisë Rama janë të shumta.
Policia nga ana e saj ka ngritur postobllokun e kontrolleve këtë herë në kufirin mes Shkodres dhe Lezhës, ku ka ndaluar autobusët dhe mjetet për verifikime disa minutëshe. Në fokus thonë efektivët kanë qënë mos lejimi i mjeteve të ndaluara, si dhe personat me preçedentë penale që shfrytëzojnë të tilla raste. Udhëtimi ka vijuar pa probleme drejt tubimit të opozitës kundër qeverisë.