Wednesday, September 18, 2024
HomeKronikaMuriqan, kapen 15 kg droge

Muriqan, kapen 15 kg droge

-

Policia e kufirit dhe migracionit ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kufirin me Malin e Zi. Në pranga ranë Aldo Lajthia 29 vjeç, banues në Durrës dhe Valbona Rustemi 46 vjeçe, banuese në Tiranë ndërsa u sekuestruan si provë materiale 15 kilogram kanabis sativa. Dyshimet e policisë ndërsa shtetasit në fjalë po kalonin në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit për në shtetin fqinj, lindën pasi ata nuk kishin lidhje familjare mes tyre dhe nga diferenca e moshës thonë burime policore. Pasi janë pyetur për destinacionin e tyre, ata kanë shfaqur paqartësi, prandaj policia vendosi kalimin e mjetit në kontroll të detajuar në vijën e dytë të kufirit. Pas kontrollit të imtësishëm të automjetit tip “Peugeot”, me targa AA 233 PP që drejtohej nga shtetasi Aldo Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE ku edhe do të dorëzonin lëndën narkotike. Ata po merren në pyetje nga policia për detaje të tjera pasi dyshohet se çifti në fjalë është pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që kalon lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Europës, duke shfrytëzuar grupe të ndryshme transportuesish. Materialet proceduriale do t’i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts