Wednesday, August 17, 2022
HomeSportVllaznia mund Ardhmërinë 67-57

Vllaznia mund Ardhmërinë 67-57

-

Vllaznia në basketboll për meshkuj doli fituese në ndeshjen e radhës, atë të luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës duke mundur ekipin kryeqytetas Ardhmëria. Një ndeshje me dy pamje mund të konsiderohet kjo për përballje nisur nga ajo që skuadrat paraqiten në fushën e lojës. Një pjesë e parë më e mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj, ndërkohë që të dytën skuadra mysafire e drejtuar edhe ajo nga një shkodran, ish basketbollisti i njohur Afrim Bilali e përmirëson ndjeshem lojën por pa arritur të frenojë fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 67 me 57. Krahas të tjerave, me interes për publikun ka qënë vëzhgimi nga afër i tre basketbollistëve amerikanë të ardhur në merkaton e janarit që për hir të së vertetes akoma nuk janë shfaqur në pritshmërinë e duhur. Pasqyrë e kontributit të tyre për skuadrën janë shënimi i 8 pikëve gjatë të gjithë ndeshjes, 6 për Freeloven, 2 Palmer dhe 0 pikë Xhekson.

Përsa i përket ecurisë së lojës, duhet thënë se Vllaznia nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren e ndeshjes duke dalë fituese në tre periodat e para përkatësisht 21-13, 19-15, 16-15, humbi të katërten 11-14, ndërkohë që i gjithë takimi mbyllet me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 67-57. Pikëshënuesit më të mirë të kësaj ndeshje për Vllazninë ishin Hamati, Gonaj dhe Ndoja tek Vllaznia përkatësisht me 17, 13 dhe 12 pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts