Friday, August 19, 2022
HomeAktualitetNdahet nga jeta kompozitori Xhavit Ujkani.

Ndahet nga jeta kompozitori Xhavit Ujkani.

-

Është ndare nga jeta ne moshën 67 vjeç Xhavit Ujkani, njeri nder kompozitoret shkodrane qe beri emër me krijimtarinë e tij muzikore ne shkalle kombëtare. Një muzikant me personalitet artistik te padiskutueshëm, e vlerëson dirigjenti Kujtim Alia.

Merite te veçante ne krijimin e ansamblit artistik pranë ish shtëpisë se Kulturës Shkodër. Ndërkohë Alia veçon këngën “Motrës sime” ne vitet ’80, te kompozuar nga Ujkani dhe te kënduar nga Eduart Jubani dhe Bashkim Alibali si dhe “Vallja na Bashkon” , fituese e çmimit te pare ne vitin 2014.

Xhavit Ujkani se bashku me te ndjerët Luan Borova dhe Nazmi Lishin,përbenin treshen e mjeshtrave te famshëm shkodrane te fizormanikes.

Ai kontribuoi  ne shkollën e Muzikës “Prenke Jakova”, ne ish –shtëpinë e kulturës, ne estradën profesioniste Shkodër, ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Qendrën Kulturor te Fëmijëve Tirane dhe ne Universitetin e Arteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts