Thursday, March 28, 2024
HomeSportBasket, Vllaznia mund Permetin

Basket, Vllaznia mund Permetin

-

Vllaznia në basketboll për femra ka një të ardhme të sigurt. Kjo falë elementit cilësor dhe me perspektiv që ekziston në ekipin e të rejave, ku nën drejtimin e trajneres Xhuli Shestani dhe kolegut të saj Renato Radoja po punohet me pasion dhe profesionalizëm për rritjen e tyre si sportiste. Një gjë të tillë e ka treguar edhe përballja e javës së fundit të kampionatit, ku basketbollistet e reja kuqeblu bënë një paraqitje shumë të mirë duke mundur ekipin e Përmetit me rezultatin 68 me 48. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit  ”Qazim Dervishi”, formacioni me Rreshpja, Sinani, Margilaj, Verri, Kraja dhe Lugaj e aktivizuar gjatë ndeshjes kanë humbur vetem perioden e parë me shifrat 9-11, sepse më pas në tre të tjerat, ato kanë dominuar në të gjitha drejtimet. Për këtë flasin edhe shifrat e periodave, 22-16 e dyta, 15-11 e treta dhe 22-10 e katërta duke e mbyllur gjithë ndeshjen me fitore 68 me 48. Ajo që ka tërhequr vemendjen në këtë ndeshje ka qënë forma e shkëlqyer e basketbollistes së Vllaznisë me numër 7, Bernada Rreshpja, padyshim më e mira e krejt ndeshjes.

Me të dhënat e saj mjaft të mira që disponon, basketbollistja e talentuar Bernada Rreshpja konsiderohet nga specialistët shkodranë  si një ndër basketbollistet me perspektivë të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar. Por, jo vetem  Rreshpja, sepse me elementin cilësor që ka në dispozicion ekipi i të rejave  basketbolli shkodran ka një të ardhme të garantuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts