Friday, October 7, 2022
HomeAktualitetJanari redukton numrin e aksidenteve

Janari redukton numrin e aksidenteve

-

Aksidentet rrugore vijojnë të mbajnë kryesimin e shkaktareve të humbjes së jetëve të njerëzve në vendin tonë përgjatë një viti. Megjithatë shifrat fatmirësisht pergjate viteve te fundit falë sensibilizimit, por edhe rritjes së masave nga policia kanë ardhur duke u zvogeluar. Per muajin janar numërohen në shkallë vendi 119 aksidente rrugore, që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një ulje me 20,1 %. Numri i të aksidentuarve është 158 persona nga 202 që ishte ne 2016. Numri mesatar i personave të vdekur është 22, nje ulje me 1,8 %. Aksidentet rrugore sipas institutit te statistikave në 83 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit i cili ka qene duke levizur me shpejtësi,apo nuk ka zbatuar rregullat e tjera të qarkullimit. Numri më i lartë i aksidenteve (26,1 %) është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç dhe numri mesatar i të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte 5 persona, me nje ulje prej me 31,8 % me vitin 2016. Sa i përkët qarkut të Shkodres, ai renditet i treti pas Tiranes dhe Durrësit sa i përket numrit më të lartë të aksidenteve. Nëse për Janarin e 2016 pati 15 aksidente, këtë vit ato u reduktuan në 3. Por sa i përket bilancit, 2017-ta nisi me tragike në Shkoder pasi të tre aksidentet ishin me viktima në fillim viti, ndërsa për janarin e 2016-es humbën jetën vetëm 2 shtetas. Mosha me numrin më të lartë të aksidenteve sipas INSTAT është ajo nga 25 deri në 35 vjeç, e ndjekur më pas nga grup mosha 45 deri në 60 vjeç. Për këtë vit 99 aksidentet e ndodhura erdhen pjesa më e madhe nga sjellja e drejtuesit te mjetit dhe vetëm 20 prej tyre per fajin e këmbësoreve. Shifrat e përmirësuara vijnë të përkthyera nga masat e ashpra që policia ka ndërmarrë në rrugët e vendit thotë INSTAT, pasi operacionet blici rrugor dhe ndëshkimet e ashpra të drejtuesve, kanë rritur frikën tek këta të fundit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,518FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts