Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitet“Nga Vetingu tek arrestimet”

“Nga Vetingu tek arrestimet”

-

Në porositë e dhëna ishte i qartë. Analizën vjetore të prokurorisë së Shkodres, numri një i organit të akuzës Adriatik Llalla e shfrytëzoi për të vënë theksin tek “vetingu”, i cili sipas tij nuk mund të përdoret nga askush si mënyrë për të imponuar prokurorët.

Kryeprokurori Llalla kërkoi më shumë punë për të vendosur para ligjit ata që abuzojnë me ligjin në funksionet e tyre shtetërore dhe kryejnë korrupsion nëpër dogana e tatime.

Edhe për drogën, e cila është kthyer në një prej debateve të nxehta të politikës ku akuzat nuk kanë munguar as brenda radhëve të mazhorancës, Llalla nënvizoi rritjen e veprave penale të kultivimit të lëndëve narkotike por që zbulimi i autorëve është i ulët sipas tij.

Më pas mbledhja me prokurorët e veriut ka vijuar me dyer të mbyllura, ndërsa në dalje Llalla nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndonëse institucioni që ai drejton ka qënë në fokus të zhvillimeve të ditëve të fundit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts