Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetRama inaguron n/stacionin e ri elektrik

Rama inaguron n/stacionin e ri elektrik

-

Investimi pas mbi katër dekadash që OSHEE ndërmori në vlerën e 1.9milion dollarëve për nënstacionin e ri elektrik të Lezhës, solli në këtë qytet kryeministrin e vendit Edi Rama. Ai inspektoi nga afër ndryshimin e bërë në godinën që dikur përmbytej me reshjet e para duke lënë për pasojë banorët e këtij qyteti mbi 5 orë pa energji elektrike. Krahas risjelljes në standarde pune të nënstacionit, u vendosën pajisjet e reja për 21 fidrat që lidhen me te. Ndërkohë 1 milionë dollarë janë duke u investuar për ndërtimin e dy fiderave të rinj 10 kV për Shëngjinin, që do të lidhen me nënstacionin e Lezhës. Investimi do të përfundojë para sezonit turistik dhe së bashku me dy fiderat ekzistues, Shëngjini, i cili katërfishohet gjatë sezonit veror, ofron siguri të plotë në furnizimin normal me energji.

Një investim shumë i rëndësishëm është edhe investimi 1 milionë euro, që fillon në prill, për sigurinë dhe mirëfunksionimin e linjave elektrike në Zejmen, ku aktualisht si pasojë e amortizimit të rrjetit, 70% e energjisë humb në rrjet.

Në Lezhë, OSHEE ka investuar 4 milionë dollarë, për të rritur cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe mirëfunksionimin në linjat të furnizimit me energji të 5 hidovorëve të zonës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,430FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts