Thursday, March 28, 2024
HomeSportAnaliza e javes ne “sport show” mbi ekipet kuqeblu

Analiza e javes ne “sport show” mbi ekipet kuqeblu

-

Vllaznia është në pozita të shëndosha përsa i përket  qëndrimit në Superligë. Fitorja tre pikëshe në transfertë me Korabin e Peshkopisë është konsideruar shumë pasi përpos stopimit të dibranëve në luftën për mbijetesë kuqeblutë kanë krijuar distancen e duhur edhe me rivalët e tjerë, ku pas javës së 22-të Flamurtari i parafundit në tabelë dhe më pas edhe Laçi dhe Teuta kanë nga 20, 21 dhe 23 pikë kundrejt 27-të të Vllaznisë. Të këtij mendimi kanë qënë edhe të ftuarit e emisionit “Sport Show” në TV1 Channel.

Të mërkurën, në orën 13.30 Vllaznia në futboll për femra luan ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Dhe, për këtë, presidenti i kësaj skuadre Lazer Matija, premtoi sjelljen e kupës në Shkodër si dhuratë për 98 vjetorin e klubit Vllaznia.

Ndërkohë, edhe dy të ftuarit e tjerë të ftuar në panel, specialisti i gjykimit Agron Kastrati dhe futbollisti shkodran që luan me Beselidhjen, Senad Lekaj, diskutuan edhe për rstet e molviolës në favor të Vllaznisë si dhe suksesin e lezhjanëve të cilët duke eleminuar Flamurtarin janë kualifikuar në katër më të mirët e Kupës së Shqipërisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts