Biznesi fason vijon të mbajë kryesimin e punësimeve në vendin tonë, duke treguar edhe njëherë tjetër shenjat e një ekonomie në krizë. Në rrethin e Lëzhës vijojnë të jenë përfituese gratë dhe vajzat, të cilat kanë gjetur hapësirat në këtë sektor. Në vitin 2013 ishin 15 mije e 130 punkerkues të regjistruar pranë kësaj zyre ndersa në vitin 2016 ky numer është ulur në 5933. Drejtori i zyrës së punës, Fatmir Delishi deklaron se janë edhe 300 vende të lira pune në biznesin fason, duke ftuar gratë dhe vajzat të aplikojnë.
Një tjetër mundësi është bërja pjesë e forcave të armatosura për të rinjtë dhe të rejat shton Delishi
Vitet e fundit është synuar që të zbutet plaga e papunësisë në vend, por sërish shifrat mbesin problematike pasi sektorët kërkues janë fasoneria dhe call centerat.