Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetAmnesty International: Problem kultura e pandeshkueshmerise

Amnesty International: Problem kultura e pandeshkueshmerise

-

Mbi 20 mijë Shqiptarë ju drejtuan dyerve të Europës duke kërkuar azil, me synim sigurimin e një jete më të mirë. Kjo është shifra zyrtare e bërë publike në raportin 2016 – 2017 të Amnesty International publikuar për Shqipërinë. Në raport, Shqipëria renditet në vendin e 62. Disa nga çështjet që preken për vendin tone janë miratimi i reformës në drejtësi, çështja e azilantëve, strehimi i romëve, burgjet, femijet jetim etj. Sipas raportit rreth 20 mijë shqiptarët qe aplikuan për azil, shumica prej tyre në Gjermani, por qe jane refuzuar. Parlamenti Europian ka propozuar një listë të vendeve të sigurta të origjinës, që përfshinte  edhe Shqipërinë. Sistemi i drejtësisë është pika kryesore ku ndalet raporti, i cili kujton miratimin e reformës në drejtësi në korrik 2016 me ndryshimet kushtetuese. “Legjislacioni i ri synon sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit dhe parandalimin e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, por edhe luftimin e korrupsionit mjaft i perhapur”. Në qershor, një gjykatë pezulloi kreun e Policisë së Shtetit për abuzim dhe pjesëmarrjen në vendosjen e pajisjeve regjistruese në komisariatet e policisë. Në përgjigje, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme akuzuan gjyqësorin se i shërben opozitës  duke minuar pavarësinë e sistemit te drejtesise. Drejtori i Policisë së Shtetit mbeti i pezulluar deri në fund të vitit. Kultura e pandëshkueshmërisë mbetet problem, vëren në raportin e saj Amnesty International, duke përmendur ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe zëvendësin e tij Agron Kuliçaj që nuk zbatuan urdhër-arrestet për anëtarë të Gardës Kombëtare të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në janar 2011. Torturimi dhe keqtrajtimi në burgje është një tjetër shqetësim i ngritur nga raporti, ndërsa kushtet e paraburgimit mbetën problem në të gjithë vendin. Në raport specifikohet edhe keqtrajtimi i fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, në një jetimore në qytetin e Shkodrës qe shkaktoi një skandal kombëtar, pasi prokurori i rrethit zbuloi shkallën e abuzimit. Pesë persona, duke përfshirë edhe ish-drejtori i jetimores, u arrestuan. Në raport thuhet se komuniteti rom dhe ai egjiptian vazhdojnë të jenë në kushte të këqija banimi dhe kanë qenë në rrezik të dëbimit me forcë. Nje pike tjeter ku vihet theksi është nisja e bashkëpunimit te qeverise me Komisionin Ndërkombëtar të Personave për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur me forcë nën regjimin komuniste midis 1944 dhe 1991. Rreth 6,000 persona mbetën ende të zhdukur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts