Saturday, April 20, 2024
HomeArsimKurrikula e re e arsimit parauniversitar

Kurrikula e re e arsimit parauniversitar

-

Zbatimi i kurrikules se re me kompetenca ne arsimin parauniversitar ishte objekti konsultimit te specialisteve te Ministrisë se Arsimit dhe Sportit me drejtoret e shkollave te Qarkut te Shkodrës. E filluar ne vitin 2014 me 26 shkolla ne shkalle vendi, 2 prej te cilave ne Shkodër, tashme kjo zbatohen ne mënyrë unike ne sistemin arsimor parauniversitar, ndaj dhe konsulta te tilla janë ne funksion te përmirësimit te punës nga mësuesit. Mirela Gurakuqi, specialiste ne Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kujtoi se ndryshimi i  kurrikules erdhi  pas një analize te hollësishme te eksperteve te Bankës Botërore ne Shqipëri.

Ajo theksoi se gjate 26 viteve te fundit janë ndërruar disa kurrikula ne arsim, por rezultonin se kishin shume diferenca me vendet e Bashkimit Europian. Për ketë arsye, pas shume analizave, u zgjodh ajo e sistemit arsimor  te Anglisë, sepse është me e përparuara, dhe me rezultate te provuara për arsimimin bashkëkohor.

Ne funksion te zbatimit sa me mire te kurrikules se re ne arsimin parauniversitar, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka hartuar një program te detajuar për konsultime me mësuesit ne te gjityhe shkolla, ku evidentohet problemet qe dalin ne ketë drejtim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts