A ka marrë përgjigje ministri i Drejtësisë Petrit Vasili lidhur me shqetësimin e tij për krijimin e Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Vasili përgjigjet: Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht.
Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të pres përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën.
Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për vetting-un, pasi një qendrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur.
Pra, hap rrugën pa kthim për vetting-un në Shqipëri.
Deklarata u bë paraditen e sotme gjatë një prononcimi për median në përfundimin e aktivitetit të zhvilluar nga Sherbimi i Proves lidhur me ndërgjegjësimin për aplikimin e masave alternative