Friday, April 19, 2024
HomeSportVllaznia fiton Kupen e Shqiperise

Vllaznia fiton Kupen e Shqiperise

-

Vllaznia është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, trofe të cilin e fiton për të pesten here me radhë. Skuadra e drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe kolegu i tij Ilir Dibra kanë mundur në finale ekipin e Apolonisë. Një finale kjo që nuk ka qënë aspak e lehtë në krahasim me atë të një viti më parë kur futbollistet kuqeblu mposhten Kinostudion me shifrat 6 me 0. Referuar ecurisë së këtij takimi duhet thënë se 45 minutat e pjesës së parë janë karakterizuar me një lojë thuajse të barabartë, për të cilen flet edhe vete rezultati 0 me 0. Pushimi mes dy pjesëve, në të cilin krahas stafit teknik në dhomat e zhveshjes ka asistuar edhe vete presidenti i skuadres Lazer Matija  i ka shërbyer futbollistëve kuqeblu për të qënë më të motivuara për vazhdimin e lojës. Me rifillimin e pjeses së dytë, pa kaluar as tre minuta lojë, në të 48-ten minutë,  është e zakonshmja, sulmuesja e talentuar Megi Doçi, njëherazi edhe golashënuesja më e mirë e krejt kampionatit që me një gjuajtje bombë tund rrjeten fierake duke e kaluar në avantazh Vllazninë. Nëntë minuta më vonë, në të 57-ten minutë është kosovarja e Vllaznisë Suada Jashari që shënon golin e dytë duke e thelluar avantazhin 2 me 0. Edhe pse me dy gola epersi, Vllaznia vazhdon të sulmojë në kërkim të një goli tjetër sigurie, të cilin e arrin në minutën e 74-të përmes pikës së bardhë të penalltisë, autore e të cilit është sërish Megi Doçi. Vetem pak minuta më pas është përsëri Doçi që me një gjuajtje mjeshtrore diagonal nga distanca është pranë golit të kartët të Vllaznisë dhe të tretin e saj personal në këtë ndeshje, por është shtylla horizontale që ia mohon një gjë të tillë. Me këtë rezultat mbyllet e gjithë ndeshja duke shpallur fituese ekipi shkodran. Në përfundim të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të këtij trofeu, në të cilen ka asistuar edhe drejtori i klubit shumësportesh Vllaznia, Mark Krroqi, i cili me këtë rast ka përgëzuar futbollistet femra dhe drejtuesit e ekipit për suksesin e arritur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts