Friday, March 29, 2024
HomeUncategorizedPerkujtohet abati Preng Doçi

Perkujtohet abati Preng Doçi

-

Mirdita përkujtoi me një aktivitet artistiko – kulturor 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të Abat Preng Doçit, një ndër personalitetet me te rëndësishme te Rilindjes dhe fillim shekullit XX në historinë e Shqipërisë. Roli madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe, si bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, dolën në pah nga referuesit, qe vleresuan lart figuren e Preng Doçit.

Ai njihet edhe si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi” dhe Komisisë Letrare nga e cila trashëgojmë alfabetin latin të shqipes.

Në larmishmerin e akltiviteteve për këtë ditë është prezantuar edhe një ekspozitë me sende përsonale dhe fotografi të Abat Preng Docit. Gjithashtu është zhvilluar edhe një shfaqje artistike te ansamblit te shtetit dhe atij Mirdita. Pavarësisht faktit se autoriteti dhe ndikimi i tij tek personalitetet bashkëkohese ishte shumë i madh, kontributi i shquar i Abatit të Mirditës, si dhe i shumë figurave të tjera prelatësh katolikë, është pak i  studiuar dhe i publikuar nga historiografia shqiptare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts