Ditën e shtatë të protestës që po zhvillon opozita në sheshin përpara kryeministrisë, Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve për luftë dhe mosbindje civile. T’i japim fund mbajtjes peng të Shqipërisë tha kreu i demokrateve në fjalën e tij.
Kreu demokrat tha se kjo është një lëvizje pa kthim, ndërsa i kërkoi ambasadorit amerikan në Tiranë që t’i heqë vizën Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.
Basha akuzoi qeverinë se tenderat, konçesionet, privatizimet dhe pasuritë e shqiptarëve po ndahen mes katër pesë ‘oligarkëve biznesmenë’ të Edi Ramës, ndërkohë që vendi po zhytet në mjerim. Në ditët e ardhshme strategjia e opozitës është shtrirja e protestave edhe në rrethe.