Nje pjese e madhe e rrugeve ne zonat periferike te qytetit te Shkodres lihen ne meshire te fatit. E tille eshte edhe ajo ne njesine administrative Rrethina ne lagjen “Dobrac i Ri” . Me shume se 1000 familje te kesaj zone prej 20 vitesh vuajne amortizimin e rruges qe ju sjell probleme banoreve e ato rendohen me shume ne varesi te kushteve te motit. Degradimi i kesaj rruge eshte kthyer jo vetem ne rrezik serioz per jeten e kalimtareve, por edhe shkaktar i demtimit te mjeteve.
Edhe pse premtimet kane qene te shumta nga Kryetarja e Bashkise Shkoder , Voltana Ademi gjate fushates elektorale ne ketë zone, asgje nuk ka ndryshuar, përkundrazi infrastruktura rrugore ketu ka ardhur duke u perkeqesuar.
Bashkia Shkoder vazhdon te shperfille nevojat e komunitetit te cileve iu kishte premtuar ndryshime te medha qe nga marrja e detyres se saj, duke bere qe premtimet e fushatave t’i mbesin vetem arkives elektorale.