Njesite administrative jane kthyer ne pika grumbullimi te mbetjeve urbane ne Shkoder, duke bere qe situata te dale jashte kontrolli. Nje prej tyre eshte edhe segmenti rrugor Shkoder – Han i Hotit, fshati Golem. Mungesa e kazaneve per hedhjen e tyre i ka detyruar banoret t’i hedhin mbetjet ne toke dhe neper cepat e rrugeve duke krijuar pirgje mbeturinash kudo.
Banoret kane pare si zgjidhje te shkrujne neper mure “Mos hidhni mbeturina”, por jane vete ato qe e thyejne kete kerkese duke u bere keshtu pergjegjes per situaten e krijuar, e cila shume prane shtepive mund te rrezikoje te kthehet ne epidemi per ta. Por situata rendohet edhe me shume kur keto mbetje i hedhin neper varrezat e zones duke bere qe imazhi i krijuar te rendohet edhe me teper, e duke bere qe te mungoje teresisht edhe respekti per ata qe nuk jetojne me. Bashkia Shkoder e cila sipas saj ka bere ndryshime te medha ne qytet, pjesen periferike qe ka ne administrim e kane lene ne harrese te plote duke mos bere as detyren me minimale te saj per vendosjen e kazaneve te mbeturinave dhe pastrimin e tyre neper rruge duke deshmuar edhe nje here tjeter shperdorimin e taksave te qytetareve dhe mos realizimin e punimeve te nevojshme.