Angazhimi i komunitetit ne fshatrat Pukes për te përballuar veshtiresite qe krijoi situata me debore dhe ngrica, luajti nje rol shume te madh, thote N/Kryetari i Bashkise Puke, Astrit Kuçi. Ai ndalet tek riparimi i defekteve ne sistemin e shpërndarjes se energjise elektrike, ku banoret dhe punetoret e sektorit te shërbimeve te bashkise punuan për vendosjen e shtyllave dhe shtrirjen e linjave, nen mbikëqyrjen e specialisteve te OSHEE-se. Kjo beri qe defektet te riparohen ne nje kohe shume te shkurter:
Kuçi thote se debora dhe ngricat kane lene pasoja ne pallatet e qytetit. Për ketë Bashkia ka organizuar zgjedhjet qe secili pallat te ketë administratorin e tij dhe mbi ketë baze, po evidentohen demet e shkaktuara, proçes qe pasohen me koordinimin bashki – komunitet, për riparimin e tyre pa humbur kohe.
Nenkryetari i Bashkise se Pukes, Astrit Kuçi, thote se edhe për shtimin e sipefaqes se gjelbëruar Bashkia po e angazhon me shume komunitetin. Për ketë ai veçon projektin për mbjelljen e 400 fidaneve pyjore nga nxenesit e shkollave, dhe etiketimin e tyre me emrin e çdo shkolle, me qellin nxitjen e konkurences mes nxenesve për kujdesin ndaj tyre.