“Dy rrugët e Idromenos” po sherbejnë si muzë për artistët shkodranë të cilët prej javësh jane bere pjesë e diskutimeve të nisura në kuadër të kësaj ekspozite të çelur në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”. E radhës ishte biseda me Gjergj Denellin, ish drejtorin e deges së filmit Shkoder, i cili njohjen dhe lidhjet i ka të hershme me Idromenon, kryesisht nga ana studimore por jo vetem. Artisti Shkodran Kolë Idromeno ishte i pari që në vitin 1908 në lagjen “Gjuhadol” në klubin “Gjuha shqipe” krijoi të parin ambjent në Shqipëri ku shfaqej filmi tregon Denelli, ndërsa rrefen fokusin e kësaj bisede që mblodhi artistë, e studiues të kësaj figure.
Butaforist, skenograf, piktor, arkitekt, nje figure poliedrike. Idromenon e gjen kudo dhe në Shkoder ai e ka vulosur emrin e tij.
Megjitha sot Shkodra i ka një borxh Idromenos, e këtë Denelli e argumenton kështu.
Studiuesi Denelli u bë kështu pjesë e ekspozitës së kuruar nga Adrian Paci, “Dy rrugët e Idromenos” në një aspekt tjetër, atë të shfaqjes së parë filmike, kinematë e Shkodres e deri tek ish muzeu i filmit, të cilat janë të lidhura ngushtë me emrin e Kolë Idromenos.