Janë shpallur rezultatet e testimit te nxënësve te klasave te pesta, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Testimi është kryer për njohuritë e fituara ne lendet gjuhe shqipe,dituri natyre dhe matematike. Shkodra është vlerësuar me nivelin e katërt ndërsa niveli 5 është maksimal. Komentet rreth këtij rezultati i beri inspektori ne Drejtorinë Rajonale Arsimore Shkodër,Entri Çaku.
Mbështetur ne rezultatet e këtij testimi, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka shume gjasa qe ti programoje ne provime zyrtare për nivelet e arsimit parauniversitar.
Te dhënat e këtij testimi, se shpejti do te jene objekt i një analize te Drejtorisë Rajonale Arsimore Shkodër me drejtuesit e shkollave dhe mësuesit, pasi rezultatet nuk do te thotë aspak qe te mos merren ne konsiderate edhe problemet qe janë evidentuar.