Saturday, September 7, 2024
HomePolitikëBushati “shenjestron” Ademin

Bushati “shenjestron” Ademin

-

Shkodres i mungon qeverisja lokale. I këtij mendimi është ministri i jashtëm, njeheresh koordinatori i PS per kete qark Ditmir Bushati, i cili gjatë një takimi me profesionistët e rinj të këtij qyteti, nuk la pa sulmuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, e cila sipas Bushatit është zgjedhur për hallet e popullit e jo të dalë në protestat e partisë së saj. Ironik ai u tregua edhe për herën e parë që kishte parë Ademin, mbi 2 vite pas marrjes së detyres se kryetare e bashkisë Shkoder.

Konkret ai tregohet edhe për investimet e qeverisë si stadiumi “Loro Boriçi” apo muzeu “Marubi” dhe resurset e mëdha që ka Shkodra, të cilat në vend që të shfrytëzohen maksimalisht për gjenerimin ekonomik, janë kthyer në debate politike shterpë.

Më pas i shoqëruar nga sekretarja për rininë Elisa Spiropali ai diskutoi me të rinjtë rreth projekteve zhvillimore dhe ideve të tyre se si duhen shfrytëzuar potencialet që ka vendi ynë, për një ekonomi në rritje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts