Për te gjithë maturantet qe duan te vazhdojnë studimet e larta ne universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodrës, ne datat 4,11,18 dhe 25 mars, organizohen ditët e hapura ne mjediset e këtij universiteti. Sipas drejtorit te kurrikules dhe kërkimit shkencor, Gëzim Dibra, atyre do tu krijohen te gjitha mundësitë për tu njohur ne detaje me programet,laboratorët, dhe ne tërësi me funksionimin e universitetit:
Përveç ditëve te hapura, ne faqen zyrtare te universitetit, tashme maturantet kane te publikuara te gjitha kriteret e pranimit, me qellim qe te shmangen paqartësitë qe u evidentuan vitin e kaluar.
Universiteti “Luigj Gurakuqi” ketë vit ka edhe një risi, ne bashkëpunim me ambasadën Italiane ne Tirane.
Jo vetëm nga zona veriore e verilindore e vendit dhe ato përtej kufirit, por edhe nga rrethe te tjera deri ne jug te vendit, çdo vit regjistrohen studente ne universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.