Friday, April 19, 2024
HomeSportShpërthen Erkand Qerimaj

Shpërthen Erkand Qerimaj

-

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është rikthyer në formën e tij më të mirë sportive. Kjo është vertetuar me garat e fundit kombëtare të zhvilluara këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ku ai ka shpërthyer me rezultate pozitive. Qerimaj së bashku me kolegët e tij të ekipit Vllaznia ishin pjesë e veprimtarisë Kupa e Shqipërisë në peshëngritje, ku duke konkuruar në peshen deri në 85 kg për stilin e shkëputjes ka arritur të ngrejë plot 160 kg që konkretisht është rezultati më i mirë gjatë karrieres së tij sportive.

Krahas Erkand Qerimajt që u shpall fitues i vendit të parë në peshën e tij, për ngjyrat kuqeblu konkuruan edhe Marjan Bregu, Gridi Jahja dhe Vasil Trebicka, të cilët për vetë kushtet e vështira në të cilat sterviten, kanë arritur të marrin rezultate pozitive. Në klasifikimin ekipor, më të mirët kanë qënë bardhëblutë e Tiranës të cilët kanë fituar të dy trofetë për femra dhe meshkuj duke konfirmuar vemendjen e madhe që klubi kryeqytetas tregon për këtë sport.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts