Thursday, April 25, 2024
HomesocialeI hiqet pensioni i invaliditetit

I hiqet pensioni i invaliditetit

-

Prej 20 vitesh ka përfituar pagesën e invaliditetit, por nga viti 2014 skema mbështetesë i është hequr me argumentin se është i aftë për punë. Kjo është historia e Bib Laskes nga Rresheni, i cili vuan nga sëmundja e poliomelitit ç’ka i ka sjelle probleme në lëvizje. Ai thotë se nuk është i aftë të kryje asnjë lloj pune për shkak të gjendjes shëndetsore, teksa tregon se prej vitesh rendet nëpër insitucione por pa mundur të marrë asnjë përgjigje.

Laska kërkon që t’i gjendet zgjidhje, pasi në bazë të dokumentacionit që ka i plotëson të gjitha kriteret për të përfituar pagesen.

Ai shton se familja e tij jeton në kushte të vështira ekonomike dhe pa asnjë të ardhur, ndërkohë që dhe njëren prej vajzave e ka të sëmure. Per problemin ne fjale institucionet shendetesore nuk pranojne te prononcohen mbi arsyet e heqjes se mbeshtetjes dhe cili eshte konkluzioni i nxjerre prej komisionit shendetesor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts