Në Beograd valviti flamurin kuq e zi, duke rrembyer vendin e parë në kampionatin Ballkanik të atletikes per sallat e mbyllura dhe duke bërë krenar të gjithë Shqiptarët. Shkodrani Izmir Smajlaj shprehet i kenaqur me përformancën e paraqitur, por edhe rekordin e ri kombetar që arriti të vendosë, atë të 7.98 metrave.
Sfidën e vërtetë Smajlaj e sheh në kampionatin Europian që pas dy ditësh do të mbahet sërish në Beograd. Financat e vështira kanë bërë që kampioni të kthehet në Shkoder, për të udhëtuar sërish atje me synimin për të patur një përfaqësim dinjitoz. Nuk premton vendin e parë, por Smajlaj garanton se do të bëjë maksimumin.
Në fund ai shton se të lidhur me këtë sport e mban vetëm pasioni, pasi mbështetja financiare ka qënë thuajse zero.
23-vjecari përvec aftësive teknike ka treguar se mbetet një atlet shumë i përgatitur edhe psikologjikisht.