Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitetKryeministri Rama me Shkoder

Kryeministri Rama me Shkoder

-

Ne ndryshim nga heret e tjera, kesaj rradhe rruget nuk janë bllokuar për ardhjen e Kryeministrit Edi Rama ne Shkoder. Krahas masave te sigurise ne sheshin para universitetit “Luigj Gurakuiqi” ku do te zhvillonte nje takim me studentet, qarkullimi ka vijuar normalisht. Fillimisht Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, janë ndalur për nje kafe ne Grand Hotel Europa, ku u priten nga deputeti i LSI-se, Agron Çela dhe deputetet e PS-se, Fatmir Xhafa e Namik Kopliku. Me pas ai eshte nisur për ne takim me studentet, nderkohe qe tek sheshi “2 prilli” nje grup i forumit rinor te partise demokratike, kane protestuar me thirrjet “Rama Ik”. Kryeministri Rama i ka pershendetur me dy gishta, dhe ka vazhduar për ne takim, nderkohe te rinjte PD-se  vijuan me protesten edhe për disa minuta te tjera, nen mbiqyrjen e forcave te policise. Kryetari i Deges se Forumit Rinor te Partise Demokratike Shkoder, Arvid Bushati, tha se jemi krenar qe protestojme tek sheshi “2 Prilli” aty ku kane flijuar jeten heronjte e demokracise. Ndersa duke folur për qëllimin e protestes, theksoi.

Me pas ata janë larguar , ndersa takimi i Kryeministrit Rama ka vazhduar normalisht për reth 2 ore me studentet e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ne përfundim Kryemnistri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, te shoqeruar nga deputetet e PS-se, kane preferuar qe dreken ta kalojne ne Grand Hotel Europa.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts