Reforma në Drejtësi është kthyer në krye të axhendes politike të kryeministrit Edi Rama, i cili edhe gjatë takimit me studentet në Shkoder, ishte i prerë në qëndrimin e tij se “vetting”-u është shqetësimi më i madh për vendin dhe se askush nga ligjvënësit nuk ka të drejtë ta bllokojë atë.
Pasi analizoi një sërë rastesh të gjykimeve të padrejta, Rama tha se çdo ditë në gjykatat shqiptare mohohet një e drejtë, ndaj pa “vetting”-un asnjë qeveri teknike nuk është në dobi të shqiptarëve.
Përveç bëmave të drejtësisë me pronat, Kryeministri foli edhe për rastet kur njerëz të larguar nga shteti për korrupsion, kthehen në punë me vendim gjykate. Si pasojë e ketyre vendimeve të padrejta, shteti paguan nje kosto te larte shtoi Rama.