Sunday, September 8, 2024
HomeAktualitetRama viziton “Kafen e Madhe”

Rama viziton “Kafen e Madhe”

-

Me të Shkodra është identifikuar ndër vite dhe ajo ka shërbyer si muzë frymëzimi për emrat e medhenj të këtij qyteti. Vitet e demokracisë do të ishin më të vështirat për “Kafen e Madhe” e cila sot ndodhet në një gjendje të shkatërruar. Por shumë shpejt realiteti në këtë godinë do të ndryshojë, falë një investimi madhor që pritet të bëhet nga familja Çela, si pronare te kësaj godine. Kryeministri i vendit Edi Rama vizitës së tij në Shkoder, i shtoi një ndalese pikërisht në këtë objekt për të cilin është folur dhe vijon të flitet shumë. I shoqëruar nga deputeti Agron Çela ai pa nga afër mjediset e brendshme të kafes së madhe, ku edhe u njoh me projektin tranformues që do të nisë së shpejti të zbatohet. Në dalje, arti mjeshtëror i shkrirë në punimet e fasadës nga arkitekti i famshëm Shkodran Kolë Idromeno, nuk kishin si të mos nxisnin kryeministrin të shkrep një fotografi nga ato detaje që edhe sot pavarësisht dëmtimeve të kohës, janë një vlerë e shtuar e kompleksit muzeal që ka kjo godinë dhe rruga pedonale. Impresionin e tij Rama e ka shprehur edhe përmes facebook-ut, ndërsa shkruan:

Ka 7 muaj qe qeveria ka miratuar projektin që rilind Kafen e Madhe të Shkodrës. Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?! 

Kafja e Madhe e Shkodres do të rikthehet së shpejti për të lartësuar edhe njëherë tjetër emrin e saj dhe të qytetit, me të cilin është identifikuar prej më shumë se 1 shekulli.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts