Thursday, April 25, 2024
HomeKronikaArrest me burg per "Early Spring"

Arrest me burg per “Early Spring”

-

Nën masa të rrepta sigurie mbërritën në gjykatën e Shkodres, 16 të ndaluarit e operacionit policor të koduar “Early Spring”, të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Ndaj tyre nisën seancat e verifikimit të kushteve të zbatimit të masës së sigurisë. Të parët që dolen përpara togave te zeza ishin kryepleqtë, Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi. Që në nisje seancat paten debate pasi avokati mbrojtës Bujar Hoti ka kërkuar nga gjykatësi Tonin Sterkaj aktet e vendimit të masave të sigurisë në mungesë të cilat janë marrë me 14 Shkurt 2017. Pasi janë njohur me to, mbrojtja ka kërkuar revokimin e vendimit të  masës së sigurisë atë të arrestit me burg pasi mungojnë provat e përfshirjes në kultivimin e lendëve narkotike të kryepleqve. Nga ana tjetër prokurori i cështjes Albert Mucaj deklaroi se në harkun kohor të 10 muajve prokuroria ka siguruar prova dhe transkriptime telefonatash ku kryepleqtë janë të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Organi i akuzës ka rreth 10 faqe transkriptime, ku të dyshuarit komunikojne me kode me njëri tjetrin. “E hëngri ujku” dhe ” theu këmbën” ishin disa nga kodet e perdorura ne komunikim mes tyre për parcelat që asgjësoheshin nga policia. Kryepleqte mohon akuzat dhe i quajten shpifje, por në fund duke vlerësuar provat e paraqitura gjykata i la në burg. Pas tyre perpara trupes gjykuese eshte paraqitur efektivi i forcave të ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Loci per te cilin prokuroria ka paraqitur si provë një transkriptim telefonatash ku dyshohet se ai dekonspironte aksionet e policisë. Pasi është njohur me aktet e vendimit të masës së sigurisë, mbrojtja ka kërkuar masë me të butë sigurie. Në këtë moment përpara trupit gjykues ka folur edhe 45 vjecari Loci i cili ka shpërthyer në lot ndërsa nuk ka pranuar akuzat. “Kam 21 vjet në FNSH duke i shërbyer shtetit. Sot e gjeta të bëj gabim?! Kam kushte të vështira ekonomike. Gruan e sëmure dhe vajzën me migrene. Jam drejt vetëvrasjes me këtë që po përjetoj. Me shpërblimin që na ka dhënë shteti kam larë borxhet.  Kam qenë 4 ditë me shërbim në Peshkopi kur kam ardhur jam njohur me vendimin e prokurorisë tha Loci. Dekonspirimet e telefonatave i ka cilësuar të pavërteta duke thene se ka komunikuar me miq. Por pavarësisht pretendimeve 45 vjecari është lënë në burg. Sipas prokurorisë 17 të ndaluarit bashkëpunonin njëri me tjetrin duke siguruar farat e kanabisit, e më pas në mbjedhjen e tij në zonën e Dukagjinit. Pas kësaj faze lënda narkotike dërgohej në Malesi te Madhe ku nga aty shtetas malazez e blinin për ta transportuar drejt BE- së.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts