Tuesday, April 23, 2024
HomeKronikaH. Hotit, kapen 66 kg droge

H. Hotit, kapen 66 kg droge

-

Policia e kufirit dhe migracionit ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndeve narkotike, duke sekuestruar 66 kg cannabis-sattiva në Pikën Kufitare Hani i Hotit. Kanë qënë shërbimet vendore të Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional qe në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur rastin në fjalë, në afërsi të pikës kufitare, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, efektivet e policise ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 çanta, ku në total rezultoi një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva. Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”. Edhe njëherë tjetër kufiri i gjelbërt mbetet i lakmuar nga ana e trafikantëve, të cilët sfidojnë policinë e shtetit e cila prej 3 ditësh ka rinisur kontrollet nga toka e ajri.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts