“Ju sjellim ngjyrat tona” eshte ekspozita 2 ditore e hapur nga femijet e shkolles speciale 3 Dhjetori ne ambjentet e bibliotekes “Marin Barleti”. Nxenesit e klases se peste ne bashkepunim me mesuesit e tyre kane krijuar piktura dhe disa punime me dore ku sollen emocione te shumta dhe u pelqyen nga te gjithe te pranishmit.
Punimet e krijuara nga vete femijet e kesaj shkolle do ti dhurohen repartit te pediatrise ne spitalin rajonal te Shkodres dhe shtepise se moshuarve. Ra ne sy ne kete ceremoni edhe prezenca e perfaqesuesve te ambasades Amerikane, si nje partnere e vazhdueshme e ketij institucioni.