Lezha përkujtoi 173 vjetorin e beselidhjes së princave Shqiptar, 2 Marsin e 1444. Ceremonitë përkujtimore në nderim të kësaj date nisën me pritjen e autoriteteve vendore e delegacioneve të huaja nga kryetari i bashkisë Fran Frrokaj, e më pas u ngrit flamuri tek Obelisku, aty ku princat shqiptarë hodhen themelet e shtetit. Në fjalën e tij kryetari Frrokaj kritikoi përfaqësuesit e lartë shtetërore që refuzuan ftesën për tu bërë pjesë e kesaj date.
Përfaqesuesi i qeverisë së Kosoves Gjergj Dedaj tha se po të mos kishte qënë 2 marsi i 1444 historia e Shqiperisë nuk do ishte ajo që është sot dhe mbasë sot nuk do flitej as shqip.
Bashkimi i të gjithë aktoreve politikë dhe jo vetëm në interes të vendit ishtë mesazhi kryesor i autoriteve pjesmarrese në këtë aktivitet.
2 Marsi 1444 mbetet një datë historike për vendin tonë, e cila meriton vleresimin dhe nderimin e lartë nga të gjithë.