Shkodra – me Velipojen turistike do te lidhen me nje rruge te re. Projekti i shumeperfolur për ndertimin e kesaj rruge, tashme eshte konkretizuar dhe brenda nje muaj do te tenderohet për te filluar punimet ne terrenin konkret. Kjo eshte bere e ditur nga deputeti, Namik Kopliku, i ftuar i gazetarit Simon Shkreli ne emisionin “I FTUARI E DITES” ne tv-1 channel, i cili theksoi se ky projekt financohen me 18 milione EURO nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Pjesa me madhe e trasese se kesaj rruge kalon ne efersi te brigjeve te lumit Buna, duke filluar nga zona tek Ura e Bahçallekut. Eshte nje hapesire e gjere me nje ekosistem te veçante dhe peisazh natyror te spikatur, elemente keto qe e bejne te kendshem udhëtimin Shkoder – Velipoje dhe anasjelltas. Me ndertimin e kesaj rruge, krijohet mundesia qe ne Velipoje te turizmi te jete gjithëvjetor.