Megjithëse mori 140 vota, reforma në drejtësi nuk po arrin të përmbyllet nga klasa politike, e cila ka krijuar ngërçe të reja. Vettingu i cili duhet të jetë hapi i parë i ndërmarrë, ka mbetur peng i mos uljes në komisione nga palët, në këtë rast i opozites. Kreu i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj duke folur ekskluzivisht për tv1 channel, thotë se situata e krijuar po nxjerr në pah një problem tjeter, që konsensusi i arritur ka qënë një vullnet falls.
Vendosjen e kushteve nga opozita e sheh të papranueshme dhe absurde. Xhafaj sqaron se vendosja e barrierave nuk i shërben proçesit, por vetëm e shkelmon atë.
Kreu i komisionit të reformës mohon se mazhoranca po dikton rregullat e lojës dhe për këtë ai jep disa argumenta.