Wednesday, September 18, 2024
HomeAktualitetDSHTRR Shkodër, me e mira ne Shqipëri

DSHTRR Shkodër, me e mira ne Shqipëri

-

Çertifikatën e Vlerësimit për shërbimin ndaj qytetareve ne shkalle vendi për vitin 2016, e ka fituar Drejtoria e Shërbimit te Transportit Rrugor Shkodër. Kjo është akorduar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike ne bashkëpunim me IDRA, me ketë motivacion: “ Si dega me performancen me te mire ne ofrimin e shërbimeve për publikun, për vitin 2016”,firmosur nga Ministria Milena Harito dhe Drejtori Ekzekutiv i IDRA-s  Auron Pasha. Ilir Sokol, drejtori i shërbimit te transportit rrugor për Qarkun e Shkodrës, thotë se ky vlerësim është një stimul për te gjithë personelin, si edhe për ata qe na kane besuar ketë detyre.

Sokoli ka sqaruar edhe procedurat qe Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike ka ndjekur për vëzhgimin e punës ne te gjitha drejtoritë e qarqeve, për te arritur ne konkluzionin përfundimtar mbi nivelin e shërbimit ndaj qytetareve nga secila dege.

Drejtori i Drejtorisë se Shërbimit te Transportit Rrugor Shkodër, Ilir Sokoli, thotë se ky stimul po vlerësohet nga personeli si një nxitje e mëtejshme për përmirësimin e vazhdueshëm te shërbimit ndaj qytetareve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts