Thursday, March 28, 2024
HomeKulturëMarubi shtrin fushat e bashkepunimit

Marubi shtrin fushat e bashkepunimit

-

Jo vetëm muze, por edhe një shkollë edukimi. Ky është misioni i ri i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” që ka marrë jetë përmes firmosjes së marrëveshjes me universitetin “Luigj Gurakuqi”, drejtorinë arsimore dhe shkollën Austriake.

Kjo formë e re bashkëpunimi synon ta shohë muzeun si një hapësirë të çmuar ku ruhet dhe ekspozohet trashëgimia kulturore, e me anë të saj edukohen brezat e ardhshëm përmes mesimdhenies me anë të artit të fotografisë. Një nga qëllimet kryesore është që nxënësit dhe studentët të zbulojnë historinë e Shqipërisë përmes imazheve të trasheguara nga dinastia “Marubi” dhe pasardhësit e tjerë 1856 – 1989.

Përmes vizitave, punëtorive, laboratorëve, fotografia përdoret si pikënisje për ndërtimin e historive të tjera, për stimulimin e kreativitetin në trajtimin e materialit fotografik dhe edukimin e brezave me vlera të përbashkëta artistike e kulturore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts