OSBE DHE USAID organizuan ne gjykaten e Laçit takimin e titulluar “Drejtesi te pa vonese”. Perveç personelit te kesaj gjykate, kane qene te ftuar edhe perfaqesues te pushtetit vendor dhe te organizatave te shoqerise civile. Gjate ketij takimi, u bashkebisedua per problemet qe e shqetesojne pushtetin gjyqesor dhe kenvdeshtrimin e qytetarve per vendime te ndryshme qe jepen. Rreth kesaj çeshtje informoi kryetari i kesaj gjykate, Alfred Gjoni, I cili u ndal ne disa proçese gjyqesore dhe zgjidhjet qe atyre u kane dhene gjyqtaret, bazuar ne legjislacion. Po keshtu nuk munguan edhe opinionet e perfaqesuesve vendor, te cilet shprehen mendimin se pavaresia e pushtetit gjyqesor vjen duke u forcuar sa me shume qe gjyqtaret te jene te perkushtuar ne zbatimin e ligjit. Nga ana e tyre, perfaqesuesit e OSBE-se dhe te USAI-dit u shprehen per me shume mbeshtetje per per kete gjykate, duke e vene theksin tek permiresimi I infrastruktures dhe asistenca teknike. Kjo ne funksion te motos “Drejtesi pa Vonesa”, nje moto kjo qe perben edhe nje objektiv te rendesishem ne kuadrin e reformes ne drejtesi. Eshte shume i domozdoshem zbatimi i ketij parimi ne punen e sistemit gjyqesor, pasi qytetaret perveç abuzimeve qe kane ndeshur here pas here, i demoralizon edhe zvarritja ne pafundesi e shqyrtimit te çeshtjeve gjyqesore dhe e vendimeve perfundimtare.