Me 18 qershor do te votojne per ate qe u afsfalton rrugen ! Ky eshte kushti qe kane vene banoret e Bardhajve ne njesine administrative Rrethina te Bashkise Shkoder. Kete te shtune ata kane protestuar per rregullimin e rruges rreth 3 km te gjate qe lidhet edhe me njesine administrative te Guri i Zi. Ata thone se prej vitesh askush nuk eshte kujtuar per permiresimin e kesaj gjendje, ku ata qe e vuajne me shume jane femijet qe e bejne cdo dite kete rruge per te shkuar ne shkolle .
Me shume se 300 familje te kesaj zone prej vitesh vuajne amortizimin e kesaj rruge, pavaresisht premtimeve te marra nder vite, ata vazhdojne te perballen cdo dite me kete shqetesim. Eshte nje tjeter rast ky si ne shume rruge te tjera te Bashkise Shkodres , per te cilat qytetaret gjithnje kane shprehur shqetesimin e tyre, ndersa reagimi i Bashkise ka munguar.